RRETH NESH

Në Cored, jemi partneri juaj IT në Tiranë dhe Shqipëri. Ne bashkëpunojmë me bizneset për të analizuar thellësisht infrastrukturën dhe nevojat reale, përpara se të zbatojmë zgjidhjet IT profesionale më inovative. Shërbimet tona menaxhojnë teknologjinë tuaj, duke ju ndihmuar të kurseni kohë, para dhe stres. Zbuloni si ta ktheni shpenzimin e teknologjisë në një investim që sjell rritje biznesi dhe vlerë afatgjatë.

Strategji

Ne bashkëpunojmë me klientët në mënyrë strategjike për të kuptuar infrastrukturën dhe nevojat reale para se të rekomandojmë zgjidhjen më të mirë dhe inovative.

Vlera

Bazohemi mbi vlerën që i ofrojmë klientit. Çdo rekomandim i yni nuk merr për bazë çmimin, por vlerën që çdo zgjidhje e jona i shton biznesit të klientit.

Suport

Për të përfituar një gamë të gjerë zgjidhjesh kreative, bazuar në eksperiencat tona gjatë bashkëpunimit me biznese të fushave nga më të ndryshmet.

Konsulencë

Edhe nëse biznesi juaj ka staf IT të brendshëm, ju mund të përfitoni një perspektivë të jashtme mbi sigurinë informatike, zgjidhjet dhe risitë më të mira teknologjike!

Teknologjia e Informacionit.

Jetojmë në një kohë ku teknologjia ndryshon çdo ditë dhe mund të jetë e vështirë për një biznes të ndjekë gjithçka. Ne jemi këtu për ta bërë punën tuaj më të lehtë. Ofrojmë ndihmë me kompjuterat dhe shërbime IT për biznese të vogla dhe të mëdha. Mirëmbajmë kompjuterat dhe serverat, rregullojmë rrjetin, instalojmë pajisje dhe japim zgjidhje të thjeshta për problemet teknologjike të përditshme. Ne punojmë me përkushtim dhe përvojë, që ju të përqendroheni te puna juaj, pa u shqetësuar për teknologjinë.

Më tepër

Zyra moderne me teknologji informacioni
14+
Partnerë
32+
Projekte
48+
Klientë të kënaqur
120+
Takime

SHËRBIMET

Çfarë përfitojnë klientët nga ne:

Nuk mjaftohemi veç me riparimin e defekteve!

Mbajmë nën kontroll të vazhdueshëm çdo pajisje kompjuterike. Ju përfitoni minimizim të humbjes së kohës nga punonjësit tuaj për defektet informatike. Përdorim programe të posaçme me anë të të cilëve monitorojmë serverët dhe ndjekim vazhdimisht gjendjen e tyre. Në këtë mënyrë synojmë kapjen në kohën e duhur të defekteve dhe parandalimin e dëmeve madhore.

Virtualizim

Me eksperiencë disa vjeçare dhe njohuri të avancuara në strukturat e virtualizimit, ju ofrojmë mbështetjen tonë në krijimin e sistemeve komplekse të bazuar mbi servera virtualë, apo transferimin e infrastrukturave ekzistuese fizike, në virtuale. Kryesisht zgjidhjet tona bazohen mbi Vmware, Hyper-V, zgjidhje të ndryshme KVM në Linux, si dhe teknologji “Container” si LXC/LXD, Docker.

Projektim dhe realizim rrjetesh

Eksperienca jone në projektimin dhe realizimin e rrjeteve kompjuterike, fillon nga rrjetet e thjeshta të zyrave deri në rrjetet komplekse të fabrikave dhe hoteleve, që nga projekti, deri te implementimi dhe ndërlidhja kabllore, fibër optike dhe Wi-Fi.

Punë në distancë

Puna nga shtëpia po kthehet në një domosdoshmëri për çdo biznes. Ne ju ndihmojmë ta bëni këtë gjë në siguri të plotë dhe në mënyrën më optimale. Me sistemet tona VPN punonjësit tuaj do të jenë të lidhur në rrjetin e biznesit sikur të ishin në zyrën e tyre. Duke shfrytëzuar sisteme kriptimi me standardet me moderne, siguria e të dhënave është e garantuar.

Sisteme cloud

Teknologjia në Cloud është një benefit shumë i madh për bizneset. Lejon që infrastruktura e biznesit të jetë e aksesueshme kudo. Ne realizojmë sisteme cloud private(on premise), hibride si dhe totalisht online. Sisteme të sigurta, të dhëna të kriptuara sipas nevojave tuaja.

Siguri kibernetike

Siguria në botën e teknologjisë moderne është një nga aspektet më të rëndësishme të saj. Eksperienca jonë shumëvjeçare, na lejon të këshillojmë klientët për çdo gjë, duke nisur nga antivirusi, konfigurimet e parametrave të sigurisë për emailin e kompanisë, firewall, filtra, mbrojtje nga ransomware.

Sisteme për ruajtjen e të dhënave

Planifikojmë menaxhimin dhe ruajtjen e të dhënave tuaja si dhe krijimin e kopjeve të sigurisë në mënyrë që pyetja “Çfarë ndodh nëse më prishet kompjuteri?” të mos jetë më pjesë e mendimeve tuaja.

PAKETAT

Zgjidhni paketën që i përshtatet më së miri nevojave të biznesit tuaj.

Promo

👥 Poste pune të mbështetura: 1

  • 🎯 Për profesionistë apo të vetëpunësuar që na mbështesin me promovim online.
  • 💰 Çmimi: Falas (në këmbim të një video/foto reklamuese dhe tag në rrjetet sociale).
  • 📞 Mbështetje teknike me telefon, email, WhatsApp dhe RustDesk (09:00–17:00, e hënë–e premte).
  • ⚠️ Vetëm një ndërhyrje nga larg me kanalet e përcaktuara më lart dhe e tipit shërbim klasifikohet falas çdo muaj.
  • 💬 Çdo gjë tjetër diskutohet paraprakisht për kostot dhe mënyrën e ofrimit.

📝 Udhëzime për ta përfituar paketën

  1. 🎥 Krijoni një video ose foto reklamuese ku flisni për shërbimet që keni marrë nga ne.
  2. 📲 Publikojeni në rrjetet tuaja sociale (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn).
  3. 🔖 Vendosni tag ose na vendosni si co-author faqen tonë zyrtare kur e postoni.
  4. ✅ Pasi të verifikohet postimi, përfitoni asistencën tonë gjatë 30 ditëve të ardhshme.
  5. ♻️ Mund ta rinovoni çdo muaj duke bërë një postim të ri reklamues.

Biznes Start

👥 Poste pune të mbështetura: deri në 6

  • 🎯 Për biznese të vogla që kërkojnë stabilitet me kosto të ulët.
  • 🖥️ Monitorim bazik i pajisjeve kompjuterike dhe rrjetit (09:00-17:00, e hënë-e premte).
  • 📞 Mbështetje teknike me telefon, email, WhatsApp dhe RustDesk/AnyDesk (09:00-17:00, e hënë-e premte).
  • 🛡️ Menaxhim i antivirusit dhe përditësimeve kritike.
  • 💾 Backup lokal i automatizuar në çdo pajisje.
  • 🔍 Kontroll i backup-it një herë në muaj.
  • 🔄 Rikthim të dhënash nga backup (ndërhyrje urgjente) me pagesë shtesë.
  • 🧰 Mirëmbajtje fizike e pajisjeve një herë në muaj.
  • 🗣️ Bisedë raportuese dhe konsultë IT çdo tre muaj.
  • ⏱ Koha e përgjigjes për telefonata/email/chat deri në tetë orë.
  • 🖱️ Ndërhyrje remote (AnyDesk/RustDesk) jo më vonë se 48 orë.
  • 🧭 Ndërhyrje fizike brenda 15-30 ditësh.
  • 🚨 Ndërhyrje urgjente e paparashikuar me pagesë shtesë.
  • 🛍️ Prokurim dhe faturim i pajisjeve kompjuterike nga ekipi ynë.

Biznes Growth

👥 Poste pune: deri në 12

  • 💡 Zgjidhja më e balancuar për biznese në rritje.
  • 🖥️ Monitorim proaktiv 24/7 me programe të posaçme për serverët.
  • 📞 Mbështetje teknike me telefon, email, WhatsApp dhe RustDesk/AnyDesk (09:00–17:00, e hënë–e premte).
  • 🛡️ Antivirus Kaspersky Standard i licencuar.
  • 🔐 Menaxhim i firewall-it dhe përditësimeve.
  • 💾 Backup lokal i automatizuar në çdo pajisje.
  • 🔍 Kontroll i backup-it dy herë në muaj.
  • 🔄 Rikthim të dhënash nga backup.
  • 🧾 Menaxhim i licencave dhe pajisjeve.
  • 🗣️ Bisedë raportuese dhe konsultë IT çdo muaj.
  • 🧰 Mirëmbajtje fizike e pajisjeve dy herë në muaj.
  • ⏱ Koha e përgjigjes për telefonata/email/chat deri në dy orë.
  • 🖱️ Ndërhyrje remote (AnyDesk/RustDesk) jo më vonë se tetë orë.
  • 🧭 Ndërhyrje fizike brenda 48 orëve.
  • 🚨 Ndërhyrje urgjente e paparashikuar: deri në një ndërhyrje në muaj e përfshirë.
  • 🛍️ Prokurim dhe faturim i pajisjeve kompjuterike nga ekipi ynë.

Biznes Premium

👥 Poste pune: pa limit

  • 🚀 Për kompani që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe shërbim të personalizuar.
  • 🖥️ Monitorim dhe reagim në kohë reale 24/7 për çdo pajisje dhe server.
  • 📞 Mbështetje VIP me SLA të personalizuar në çdo kanal komunikimi.
  • 🛡️ Antivirus Kaspersky Plus i licencuar.
  • 💾 Backup lokal dhe në cloud i automatizuar.
  • 🔍 Kontroll i backup-it çdo javë.
  • ☁️ Backup cloud me versionim dhe rikuperim të avancuar.
  • 🔄 Rikthim të dhënash nga backup.
  • 🔐 Siguri kibernetike e avancuar.
  • 🧾 Menaxhim i licencave dhe pajisjeve.
  • 🧑‍💼 Konsulent IT i dedikuar dhe planifikim strategjik.
  • 🧑‍🏫 Asistencë dhe konsulencë për stafin në përdorimin e kompjuterit dhe programeve.
  • 🧰 Mirëmbajtje fizike e pajisjeve katër herë në muaj.
  • ⏱ Koha e përgjigjes për telefonata/email/chat deri në një orë.
  • 🖱️ Ndërhyrje remote (AnyDesk/RustDesk) jo më vonë se një orë.
  • 🧭 Ndërhyrje fizike brenda dy orëve.
  • 🚨 Ndërhyrje urgjente e paparashikuar sipas nevojave të biznesit.
  • 🛍️ Prokurim i pajisjeve kompjuterike tek furnitorë me çmime ekskluzive dhe sipas kërkesave të klientit.

KONTAKT

Tiranë, Albania